E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studentët e Mjekësisë lajmërojnë protestën e radhës
Lajme

Studentët e Mjekësisë lajmërojnë protestën e radhës

Pasi bojkotuan fillimin e viti të ri akademik, studentët e Universitetit të Mjekësisë, kanë lajmëruar që do vijojnë protestat kundër vendimit të qeverisë, që u kërkon të punojnë deri në 5 vjet në Shqipëri në përfundim të studimeve, para se të marrin diplomën

Studentet paralajmërojnë se do të mblidhen ditën e hënë, më datë 9 Tetor, në orën 9:00, tek “Godina e Kuqe”, për të bojkotuar dhe protestuar sërish.

studentet e mjekesise

Ata kërkojnë dialog për të shmangur pengesat që u sjell marrëveshja e kërkuar nga universiteti, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi disavjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar.

Bojkotin e studimeve ata e kishin njoftuar qysh nga protestat që mbajtën para Kuvendit, teksa shumica miratonte në seancë projektin e ri të qeverisë, që synon të frenojë emigrimin e punonjësve të rinj të mjekësisë.

Një nga studentët e ngritur në protestë ditën e fillimi të ri akademik, u shpreh se bojkoti i mësimit do të vazhdojë dhe se ligjin do e çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Studentët janë të vendosur që ligjin të çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Do të vazhdojmë bojkotin derisa të kemi një reagim. Paralelisht po përpiqemi të çojmë ligjin në gjykatën Kushtetuese”, tha ndër të tjera studenti i Mjekësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.