Prokuroria ngre akuza të reja ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj
Prokuroria e Posaçme ka marrë për të dytën herë të pandehur Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministrin që ndodhet në kërkim ndërkombëtar për inceneratorët.
Vepra që i atribuohet këtë herë nga SPAK është ajo e shpërdorimit të detyrës në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së bukës në vlerë dëmi 7 miliard lekë.
Po vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari.
Ahmetaj ka qenë ministër Financash në atë kohë.
Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj, i cili e ka marrë të pandehur 10 ditë më parë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



