E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hamasi kërcënon: Për çdo shtëpi që do sulmohet, do vrasim një peng
Lajme

Hamasi kërcënon: Për çdo shtëpi që do sulmohet, do vrasim një peng

Së fundmi, Hamasi ka bërë një kërcënim të fortë ndaj Izraelit. Paralajmërohet se nëse do vazhdohet të digjen shtëpi, si përgjigje do të jetë ekzekutimi i pengjeve izrealite. Pra për secilën shtëpi që sulmohet apo digjet, do të ekzekutohet një peng.

Njoftimi u bë i ditur nga zëdhënësi i Brigadave Qassam në një audio të publikuar sonte. Abu Obeida deklaroi se grupi deri më tani kishte vepruar në përputhje me “udhëzimet islame” duke vendosur si prioritet sigurinë e pengjeve.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund kësaj dhe deklarojmë se çdo shënjestrim i njerëzve tanë në shtëpitë e tyre pa paralajmërim paraprak do të përballet me ekzekutimin e pengjeve të civilëve që po mbajmë,” shtoi ai. Përmendim se ditën e shtunë kryeministri i Izreaelit deklaroi se zyrtarisht vendi që ai udhëheq ndodhet në luftë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.