E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Banorët e Bërxullës përplasen me policinë, bllokojnë njërin aks të rrugës së Rinasit! Shoqërohen dy persona
Lajme

Foto/ Banorët e Bërxullës përplasen me policinë, bllokojnë njërin aks të rrugës së Rinasit! Shoqërohen dy persona

Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar. 

Ata janë përplasur me policinë ndësa kanë bllokuar njërin aks të rrugës së Rinasit.

“Shteti të na japë përgjigje”, thotë një banore.

Ndërkohë policia ka ndërhyrë për t’i larguar nga rruga.

“Mos të na prekë njeri me dorë”, i drejtohen banorët efektivëve të policisë.

Një prej banorëve të Bërxullës, që doli në protestë kundër projektit ‘Thumanë-Kashar’, i ka rënë të fikët në mes të rrugës.

Në protestë janë ngritur edhe fëmijët duke bojkotuar sot shkollën.

Ata mbajnë  pankarta në dorë me mbishkrime ‘Po na vrisni të ardhmen’, ‘Prona është pasuria jonë’, etj,.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.