E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DENONCIMI/ I riu pret  me thikë në fytyrë burrin në trafik, “shefi i Krimeve e liroi për 2500€”
Lajme

DENONCIMI/ I riu pret me thikë në fytyrë burrin në trafik, “shefi i Krimeve e liroi për 2500€”

Disa ditë më parë në zonën e Medresesë në kryeqytet ka ndodhur një konflikt banal i cili ka përfunduar në plagosjen e një shtetasi 69-vjeçar të quajtur Fatmir Shehi.

Ai ka marrë një plagë në pjesën e fytyrës, çarje me mjet të mprehtë me thellësi 2 cm dhe 6 qepje në Spitalin Ushtarak.

26-vjeçari Daniel Aleksandër Gjergji

Autori e cili e dhunoi është 26-vjeçari Daniel Aleksandër Gjergji, i cili për motive të dobëta gjatë një momenti kur kishin ngecur në trafik me Sheshin, dhe ky i fundi i kërkoi të ecte pak para, ka dalë nga mjeti duke e dhunuar. Sipas denoncimit që 69-vjeçari ka bërë në polici, ky i fundit kishte shumë makina pas dhe i ka kërkuar 26-vjeçarit të ecë pak prapa. Kjo e ka irrituar aq shumë të riun sa e ka dhunuar Shehin dhe e ka çarë me mjet të mprehtë në pjesën e nofullës.

Viktima e dhunës ka denoncuar ngjarjen në komisariatin nr.4 në Tiranë pranë oficerit të policisë Pajtim Canga. “Ky i fundit është kujdesur ta lirojë dhunuesin fill 2 orë pas kapjes së tij”,-denoncon e bija e të dhunuarit. Ajo shton se shefi i Krimeve e ka liruar Gjergjin dy orë pas arrestimit pasi ky i fundit i ka dhënë 2500€.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.