Paralajmërimi i frikshëm, spitalet në Gaza rrezikojnë të kthehen në morgje
Spitalet në Gaza rrezikojnë të kthehen në morgje për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike. Kështu ka paralajmëruar Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC). Stacioni i vetëm i energjisë në Rripin e Gazës ndaloi së punuari të mërkurën për shkak të mungesës së karburantit. Kjo do të thotë që Gaza, duke përfshirë spitalet – po mbështetet në gjeneratorë, të cilët nga ana tjetër kanë nevojë për furnizime të reja karburanti.
Pjesa më e madhe e furnizimit me energji elektrike të Gazës vinte nga Izraeli, i cili ndërpreu dritat në zonë pas sulmit të Hamasit. “Mjerimi njerëzor i shkaktuar nga ky përshkallëzim është i neveritshëm dhe unë u bëj thirrje palëve të zvogëlojnë vuajtjet e civilëve,” thotë drejtori rajonal i KNKK-së për Lindjen e Afërt dhe të Mesme, Fabrizio Carboni.
“Ndërsa Gaza humbet energjinë, spitalet humbasin energjinë, duke vënë në rrezik të porsalindurit në inkubatorë dhe pacientët e moshuar me oksigjen. Dializa e veshkave ndalon dhe rrezet X nuk mund të merren,” shton ai. Carboni gjithashtu ndan frikën e tij për izraelitët e marrë peng nga militantët e Hamasit – duke bërë thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



