E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria shpartallon Çekinë  në Air Albania
Lajme

Shqipëria shpartallon Çekinë në Air Albania

Është mbyllur me rezultatin 3-0 takimi mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Ndeshja nis me një ritëm të çmendur dhe me luftë sportive që në minutat e parë, pasi ka përplasje të vazhdueshme në mesfushë.

Por, vetëm 9 minuta kanë mjaftuar që “legjionarët” tanë të gjejnë rrugën e rrjetës në përballjen e vështirë ndaj Republikës Çeke.

Pas një pasimi të bukur drejt sulmuesit me origjinë nga Shkupi, ky i fundit niset i vetëm drejt portës kundërshtare dhe me një goditje potente tund rrjetën e portierit Pavlenka

Në minutën e 26’, Bajrami nis një sulm të rrufeshëm të kuqezinjve me kombinimin me Çikalleshin dhe Asllanin, por pasimi i këtij të fundit nuk e nis dot të vetëm drejt portës.

Çekët shënojnë pas zhvillimit të një goditje dënimi me Chytil i cili shtyn më dorë sferën në rrjetë. Gjyqtari anulon golin si dhe i tregon kartonin e  dytë të verdhë sulmuesit, duke lënë Çekinë me 10 lojtarë.

Menjëherë pasi ka filluar pjesa e dytë kanë arritur të dyfishojnë shifrat.

Një kundërsulm vrastar i ideuar nga Bajrami e Asani është finalizuar më së miri nga anësori i sulmit, Taulent Seferi, i cili përball portës së boshatisur çon topin në rrjetën e portierit Pavlenka. Rezultati shkon në 2 me 0

Nga një rrëmujë në zonën kundërshtare përfiton anësori i sulmit, Taulant Seferi, i cili pas një pasimi të Dakut dërgon sërish topin në rrjetën e portierit Pavlenka, me një prekje të lehtë të topit. Rezultati shkon në 3 me 0.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.