E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani flet për dosjen  ‘Buka’: Pse nuk është nën hetim Erion Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi tek ai truall?
Lajme

Manjani flet për dosjen ‘Buka’: Pse nuk është nën hetim Erion Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi tek ai truall?

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ në lidhje me akuzën ndaj Arben Ahmetaj në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-fabrikës së bukës.

Manjani shprehet se dhe Veliaj duhet të ishte nën hetim nga SPAK, pasi ai ka dhënë lejen për ndërtimin në atë truall.

POSTIMI I PLOTE

Ore kot, për muhabet dmth, mirë Arben Ahmetaj paska shpërdoruar detyrën te rasti “Buka” në Tiranë, po Erion Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi tek ajo tokë, kur gjykata e kishte hequr pronësinë mbi tokën kërkuesit të lejes ka faj?!

Dmth nuk merret vesh se si e ka shpërdoruar detyrën duke mbrojtur interesin publik, por hajt më të themi se këtë e gjykon SPAK. Por dhënia e lejes së ndërtimit në një truall, pronari i të cilit e kishte humbur titullin 1 vit para dhënies së lejes, është shkelje e hapur e ligjit dhe e interesit publik.

Erioni duhet të ishte nën hetim për këtë leje.

Apo s’e ka radhën tani Erioni, harrova. Janë edhe 2 “armiq” të tjerë të brendshëm në radhë para Tij… Ka rradhë puna!

Plus ndonjë që futet pa radhë…  😉

Reformat kanë kosto…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.