Izraeli u jep afat 2 orë spitaleve palestineze të Gazës për t’u boshatisur
Izraeli po kundërpërgjigjet fuqishëm, ku së fundmi ka dhënë një afat kohor për spitalet palastineze të Gazës.
Mësohet se në mbrëmje Izraeli i dha një ultimatum edhe spitalit Al Awda në Rripin e Gazës se ka vetëm 2 orë për evakuim. Organizata “Mjekët pa kufij” tha se e ka të pamundur të kryejnë një gjë të tillë pasi stafi është ende duke trajtuar pacientët. Autoriteti i Hamasit për Çështjet e Refugjatëve iu ka bërë thirrje banorëve në Rripin verior të Gazës që të qëndrojnë në shtëpi “dhe t’i rezistojnë luftës psikologjike të bërë nga pushtimi izraelit”.
Ndërkohë që BE dhe Turqia nuk e kanë mbështetur, madje e kanë dënuar paralajmërimin e dhënë nga Izreaeli për sulmin që mendohet të kryhet. Vlen të përmendim se rreth 6 mijë bomba kanë shpërthyer në Gaza në 6 ditë lufte duke shënuar të paktën 1500 viktima.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



