E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Italia vuan mungesën punëtorëve ,  kërkon 452 mijë punëtorë
Lajme

Italia vuan mungesën punëtorëve , kërkon 452 mijë punëtorë

Ja profesionet që kërkohen

Mbi 450 mijë shtetas që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian do të kenë të drejtë të punësohen në Itali deri në vitin 2025 në bazë të Dekretit të Flukseve.

Dekreti që është botuar në Fletoren Zyrtare të shtetit italian më datë 3 Tetor 2023, parashikon që nga viti 2023-2025 të punësohen 452 mijë shtetas të huaj nga Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Korea. (Republika e Koresë), Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Japonia, Jordania, Guatemala, India, Kirgistani, Kosova, Mali, Maroku, Mauritius, Moldavia, Mali i Zi, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Peruja, Republika e Maqedonisë së Veriut, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudan, Tunizia dhe Ukraina, për arsye pune vartëse sezonale dhe josezonale dhe vetëpunësim.

Sektorët e prodhimit ku janë përqendruar kërkesat më të mëdha për hyrje në Itali nëpërmjet Dekretit të

Fluksit janë: transporti rrugor i mallrave për të tretët, ndërtimtaria, turizmi-hoteleria, mekanika, telekomunikacioni, ushqimi, ndërtimi i anijeve, transporti i pasagjerëve me autobus, peshkimi, parukeritë, elektricistët dhe hidraulikët.

Kushdo që synon të punësojë një person jashtë BE-së me banim jashtë vendit duhet të kryejë dy hapa: të paraqesë një kërkesë personeli në qendrën kompetente të punësimit për të verifikuar disponueshmërinë e punëtorëve me karakteristikat e kërkuara dhe të kërkojë autorizim pune në One Stop Shop për emigracionin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.