E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kancelari gjerman dhe Presidentja e KE në një zë për sulmin terrorist në veri të Kosovës: E  dënojmë sulmin, të bëhet hetim i thelluar
Lajme

Kancelari gjerman dhe Presidentja e KE në një zë për sulmin terrorist në veri të Kosovës: E dënojmë sulmin, të bëhet hetim i thelluar

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kishin të njëjtin qëndrim për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator.

Të pyetur nëse do ta sanksionojnë Serbinë, të dy zyrtarët e lartë të BE thanë se presin hetim të thelluar për ngjarjen dhe më pas BE do të marrë një vendim.

Ursula von der Leyen: Sulmi në 24 shtator ishte një sulm i tmerrshëm, për momentin jemi duke pritur hetimet. Më pas BE do të thotë fjalën e saj.

Olaf Scholz: Ne e dënojmë sulmin ndaj forcave të policisë së Kosovës. Kjo është diçka që nuk do ta pranojmë. BE dhe Gjermania nuk pajtohen me këtë. Ne kërkojmë hetime intensive.

Gjermania është e qartë në lidhje me këtë qëndrim dhe situatën atje. Duhet të ketë një hetim të plotë.

Ne e dimë shumë mirë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor duhet të ruhet, duke parë drejt të ardhmes.

Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jenë pjesë e BE. Nuk mund të jeni pjesë e BE duke marrë me vete edhe problemet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.