Rakip Suli nën hetim për shpërdorim detyre dhe korrupsion
Dy kryebashkiakë socialistë janë vendosur nën hetim nga SPAK pasi dyshohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Mediat raportojnë se kryebashkiakët që po hetohen janë: kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli dhe kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla.

Hetimet ndaj tyre kanë nisur pas denoncimeve të shumta se ata kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.
Dy kryebashkiakët ende nuk janë marrë në pyetje pasi të parët që do japin dëshmitë e tyre janë punonjësit e bashkive. Ka dyshime se disa qytetarë kanë përftuar dy herë dëmshpërblim për të njëjtin objekt, prandaj hetimet do zbulojnë më shumë rreth këtyre akuzave.
Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentave mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



