E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon ministri Balla pas arrestimit  të punonjësve të IMT-së për lejimin e ndërtimeve : Kemi rritur vigjilencën, nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund
Lajme

Reagon ministri Balla pas arrestimit të punonjësve të IMT-së për lejimin e ndërtimeve : Kemi rritur vigjilencën, nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar policinë e Sarandës për arrestimin e  4 punonjësve të IKMT-së të cilët kishin shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtimet pa leje në Ksamil.

ndertimet pa leje

Balla shkruan se, policia po rrit vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqjeje tjetër abuzive apo krimi mjedisor, ndërsa theksoi se nuk do të ketë tolerim për askënd.

Ministri po ashtu bëri me dije se, po rrisin bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit po rrit vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe cdo shfaqje tjeter abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Ne do të rrisim bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit. Përgëzoj Policinë e Sarandës dhe të Shkodrës për hetimin e fenomenit të ndërtimeve pa leje dhe vendosjen para drejtësisë të inspektorëve të IMT dhe IKMT për bashkë-fajësi me shkelësit e ligjit. Ndërtimet pa leje janë sekuestruar dhe hapësirat e zëna prej tyre do të lirohen menjëherë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.