E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Këta janë dy vëllezërit kosovarë që humbën jetën pas përplasjes së tre mjeteve te Tuneli i Kalimashit
Lajme

Foto/ Këta janë dy vëllezërit kosovarë që humbën jetën pas përplasjes së tre mjeteve te Tuneli i Kalimashit

Nga aksidenti i rëndë  mbrëmjen e djeshme (18 tetor) në Tunelin e Kalimashit, ku nga përplasja e tre mjeteve, humbën jetën dy vëllezër nga Kosova dhe mbetën të lënduar tre të tjerë.

Viktimat e aksidentit janë; Sadik Osmani dhe Nesret Osmani, vëllezër.

Lajmin e ka dhënë djali i një prej viktimave, përmes një postimi në Facebook, ndërsa ka postuar dhe një foto të dy vëllezërve.

391661020_10222272726745807_2318570707796287649_n

“Me pikëllim të thellë dhe me lot në sy ju njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se: dje si pasoj e një aksidenti të trafikut, në rrugën e Kombit kanë ndrruar jetë më të dashurit tanë, babai im Sadik dhe axha Nesret Osmani (Allahu i mëshiroftë).

Djemtë e haxhi Sabit Osmanit Kravaricë-Gjilan

Ne nuk themi vetëm se atë që e kënaq Allahun

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Për varrimin ju informojmë më vonë”, shkruan ai.

Njoftimi i policisë për aksdentin:

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.