Qeveria fitoi 5,8 Miliard Lekë nga TVSH e faturave të energjisë së qytetarëve
Konsumatorët në Shqipëri paguajnë vlerën më të lartë në Bashkimin Europain dhe rajon për TVSH e energjisë me 20%.
Në një raport të fundit të publikuar nga Open Data bëhen me dije disa fakte të rëndësishme mbi përfitimin me propagandë që u bën qeveria qytetarëve shqiptarë.
Për vitin 2022, nga konsumatorë familjet shqiptare u arkëtuan taksa që përkthehen në të ardhura për Buxhetin e Shtetit shqiptar në vlerën e 5.8 Miliard Lekëve, por megjithatë qeveria pretendon se i mbron konsumatorët në çdo faturë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Pagesa për konsum energji janë 29.1 Miliard Lekë.
Për konsumator vlera e TVSH përllogaritet të jetë 52 mijë e 62 lekë të vjetra në vit dhe për konsumatorët familjarë vihet re një rritje në vlerën e TVSH që prej vitit 2020.
Ky premtim, për uljen e TVSH për energjinë elektrike vazhdon të mbetet premtim elektoral nga qeveria për rreth 10 vite, pasi vendi ynë paguan vlerën më të lartë në Bashkimin Europain dhe rajon për TVSH e energjisë me 20%.
LISTA TVSH:
Itali 10%
Luksemburg 8%
Kosovë 8%
Greqi 6%
Franca 6%
Maqedoni e Veriut 5%
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



