E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza e SPAK: Jamarbër Malltezi përfitoi mbi 5.4 mln euro nga privatizimi i ish-kompleksit Partizani
Lajme

Akuza e SPAK: Jamarbër Malltezi përfitoi mbi 5.4 mln euro nga privatizimi i ish-kompleksit Partizani

Prokuroria e Posaçme ka publikuar zyrtarisht akuzat që rëndojnë mbi Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit, nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit ka përfituar në mënyrë të paligjshme 5,4 milionë euro.

Ndërsa Sali Berisha, asokohe kryeministër, ka miratuar ligje sipas nevojave të dhëndrit të tij.

“Shtetasi Jamarbër Malltezi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Fatmir Bektashi ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike”, thuhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.