E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Një person qëllon me armë drejt një makine pas një sherri banal
Lajme

Tiranë/ Një person qëllon me armë drejt një makine pas një sherri banal

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 03:40 në rrugën “Konferenca e Pezës” është regjistruar një sherr. Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë sipas policisë, një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një makine. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 26.10.2023, rreth orës 03:40, në rrugën “Konferenca e Pezës”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me drejtues shtetasin Z. M. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.