E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Korreshi i kujton mazhorancës  që i  përjashtoi nga kuvendi:  Ne do jemi në Kuvend me 30 tetor, nuk i bëtë mirë llogaritë…
Lajme

Deputeti Korreshi i kujton mazhorancës që i përjashtoi nga kuvendi: Ne do jemi në Kuvend me 30 tetor, nuk i bëtë mirë llogaritë…

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka reaguar lidhur me seancën që do të zhvillohet të hënën, më 30 tetor, seancë kjo e cila u shty nga java e parë, pas bllokimit të faltores nga opozita.

Në një reagim në Fecebook, Korreshi shkruan se mazhoranca i tremben opozitës prandaj dhe sipas tij përjashtoi deputetët.

Por me ironi ai thotë se mazhoranca nuk di t’i bëjë llogarit mirë, pasi përjashtimi për 10 ditë i deputetëve, përfundon në datë 29, dhe se ata do të jenë prezent në këtë seancë.

Postimi i plotë:

Mazhorance qe di te vjedhe, por nuk di te numeroje.

Nuk ka me qesharake se keta.

I tremben opozites prandaj dhe na perjashtojne dhe kur nuk u dalin llogarite, nuk zbatojne as vendimet e tyre.

Perjashtimi 10 dite i deputeteve ka hyre ne fuqi me 20.10.2023 dhe me logjike normale perfundon ne daten 29.10.2023… 20, 21, 22, 23, 24, 25,26, 27, 28, 29= 10 dite.

Ky eshte turpi i dyte pas atij te perjashtimit te 23 deputeteve.

NE DO TE JEMI NE SEANCE!

7×7 = 42 Paska qene semundje ngjitese!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.