Berisha paralajmëron padi për deputetin gjerman: Lidhjet e tua me Bashën mos i përdor për të mashtruar
Pas deklaratës së deputetit gjerman CDU/CSU, Gunther Krichbaum, se akuzat e SPAK ndaj Berishës janë shumë të rënda dhe se duhet të procedohet me shpejtësi për heqjen e imunitetit vjen reagimi i ish-kryeministrit.
“Këta vijnë këtu dhe i shohin shqiptarët si qenie jashtëtokësore. Krichbaum u paraqit sot si turpi i institucionit që përfaqëson.
Më vjen keq por të njoftoj se kam filluar që sot konsultime me ekspertet ligjorë dhe ju garantoj se do bëj çdo përpjek për një proces të ndershëm ligjor ndaj teje. Lidhjet e tua me Lul Bashën nuk duhet t’i përdorësh për të mashtruar, dezinformuar një popull të tërë.”, u shpreh Berisha.
Për këtë deputet, Berisha paralajmëroi edhe nisjen e një procesi gjyqësor, ndërsa u shpreh se “ka ardhur koha që t’i varim tenqenë këtij deputeti që shkelmon autoritetin e Bundestagut”.
Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen dhe të bashkohen në betejën, që ai e quan vendimtare.
“Ju bëj thirrje të bashkuar në betejën tonë vendimtare. Ka ikur koha që të ankohemi si Edi Rama se na i vjedh zgjedhjet. Koha është të veprojmë kundër këtij hajduti dhe armiku të egër të votës dhe vullnetit tonë. Koha është të respektojmë miqtë dhe partnerët, por koha është ti varim teneqenë individëve si ky deputet që shkelmon reputacionin e tij, autoritetin e Bundestagut, një institucion të mrekullueshëm. Ka ikur koha që të mashtrohemi nga pengjet e Edi Ramës, lojërat e tyre të shpifura. Të mendojmë me besimin e madh se opozita është jetike për të ardhmen e këtij kombi dhe këtij vendi”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



