E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dean Phillips sfidon Biden, shpall kandidaturën për president në SHBA
Lajme

Dean Phillips sfidon Biden, shpall kandidaturën për president në SHBA

Një tjetër sfidë krahas Donald Trump për Joe Biden, është shpallja e kandidaturës për president e kongresmenit 54 vjeçar Dean Phillips. Për muaj të tërë, Dean Phillips bëri thirrje për një sfidë demokratike ndaj Presidentit Joe Biden.

Kongresmeni 54-vjeçar i Minesotës më në fund shpalli kandidaturën të premten në një event në New Hampshire.

“Është koha që pishtari t’i kalojë një gjenerate të re liderësh amerikanë”, tha ai.

Phillips ka shumë pak gjasa të mundë Biden. Megjithatë, kandidimi i tij ofron një sfidë simbolike për demokratët kombëtarë që përpiqen të projektojnë idenë se nuk ka arsye për të dyshuar në zgjedhjen e presidentit, edhe pse shumë amerikanë vënë në dyshim nëse 80-vjeçari Biden duhet të fitojë një mandat tjetër.

Ai tha në fjalimin e tij se do të përpiqej të përmirësonte ekonominë dhe paralajmëroi për çmimet e larta dhe “kaosin në kufirin amerikan”, të gjitha çështje që janë dobësi të mundshme për Biden.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.