Vëllai i shqiptares që e mbyti burri në Itali bën apel: Ndihmoni fëmijët e saj!
Pas 48 orësh në spital, shqiptarja në Itali, Etleva Kanolja Bodi ka humbur jetën. 31-vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi. E reja la pas 4 fëmijë, teksa ngjarja ndodhi mbrëmjen e 27 tetorit.
Vëllai i së ndjerës shkruan se motra e tij humbi jetën për shkak të xhelozive që kishte burri i saj. Ai shton se në atë mbrëmje kur ndodhi ngjarja është kontaktuar nga nipi i tij 13-vjeçar i cili ka parë ngjarjen me sy.
Vëllai i Etlevës, kërkon ndihmë për fëmijët e motrës së ndjerë. Sipas tij më i madhi është nipi 13 vjeç dhe janë në dorë të drejtësisë italiane, teksa fati i tyre nuk dihet pasi nëna tashmë është shuar, teksa babai është arrestuar.
I afërmi i së ndjerës lutet që shqiptarët të vënë dorën në zemër dhe të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi që trupi i pajetë i Etlevës të sillet në atdhe dhe të rehabilitohen fëmijët e pafajshëm të së ndjerës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



