E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet mësuesja që u dhunua nga nxënësi në klasë:  S’i përmenda babain e ndjerë. Ja si ndodhi sherri
Lajme

Flet mësuesja që u dhunua nga nxënësi në klasë: S’i përmenda babain e ndjerë. Ja si ndodhi sherri

Majlinda Palushi, mësuesja që ra pre e dhunës së nxënësit të saj, pak ditë më parë në shkollën ‘Hydajet Lezha’ në Lezhë, është ka dhënë bërë një intervistë  për News24.

“Nuk kam qenë në gjendje as me fol. Kam qenë në gjendje shoku. U rikuperova pas operacionit.”, tha ajo.

Pyetje: Si je?

Mësusja: Do rri du muaj në spital, për klavikulën, kam nevojë për fizioterapi. Nuk i kam zënë babain në gojë. Ai u kujtua pas 5 minutash pasi zura unë benë. Unë u kapa me kushërini e tij. Ai po bënte video. Ata po qeshnin. Dhe unë u kërkova që mos të qeshnin, u thash; dilni jashtë. I thash dil jashtë, dhe kur po merrja fletoren, ai ma mori dhe më shtyu. Mora telefonin me thirr policen e shkollës, për çdo incident. Policja s’më doli fare. Më duket se nuk ishte në telefon. Nxënësit nisën duke qeshur, kryesisht kushëriri i vetë. Në këtë kohë…unë i thash; vazhdojmë. Vazhdoj të bëjë ilaritet…. “Yyyy s’të erdhi policia”- më tha..Unë ia ktheva dhe i thash; ti e ke marrë kot vitin. Në këtë debat e sipër kur ai më thoshte; ‘do më kalo edhe këtë vit’. Dhe unë në ngarkesë e sipër; ‘në tesha të babës tem’…skam përmend babën e vetë. E kam përmend te tavolina e tij babën tim. S’ja përmenda babën. Kam shkuar te tabela dhe u mora me nxënësit që kisha në tabelë. S’i kujtova babain.”, tha mësuesja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.