E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Braçe pas mbledhjes online të Komisionit të Ekonomisë: U prezantua projektbuxheti! Sali Berisha nuk na bllokon dot!
Lajme

Erion Braçe pas mbledhjes online të Komisionit të Ekonomisë: U prezantua projektbuxheti! Sali Berisha nuk na bllokon dot!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se në mbledhjen që u zhvillua online të Komisionit të Ekonomis u prezantua pr.buxheti dhe paketa fiskale.

Duke postuar videon ku sqaron përfitimet e bujqve dhe fermerëve pas miratimit të paketës fiskale, Brace shkruan se “Berisha nuk i bllokon dot”.

“Sapo mbaruam mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe Financave ishte prezantimi i projektbuxhetit edhe paketës fiskale. Jam shumë i kënaqur t’i njoftoj të gjithë blegtorët se propozimi juaj për përjashtimin nga TVSH të mëshqerrave të racës mbarëse realizohet këtë vit me paketën fiskale. TVSH për të do jetë zero. Një propozim i dytë për të çliruar bletët për plajmim në sera. Fermerëve që merren me sera, u them larg hormoneve, bleta e bën shumë mirë këtë punë. Këto janë gjëra në paketën fiskale të dedikuara bujqësisë, vijojmë për më shumë se kaq”- shprehet Braçe.

Pas ndërprerjes si pasojë e përplasjes që ndodhi me deputetët e opozitës, ka rinisur Komisioni i Ekonomisë, këtë herë online.

Në mbledhjen online, ku po diskutohet buxheti për vitin 2024, marrin pjesë ministri i Ekonomisë Ervin Mete, dhe deputetë të mazhorancë, anëtarë të këtij Komisioni.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, mbledhja u ndërpre pasi deputetët e grupit parlamentar të PD kërkuan që të marrin pjesë si dëgjues, gjë që u refuzua nga drejtuesja e Komisionit Lindita Nikolla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.