E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis mes kaosit seanca plenare, Nikolla: Kuvendi nuk janë karriget. Duartrokasin socialistët. Opozita proteston duke i rënë tavolinave
Lajme

Nis mes kaosit seanca plenare, Nikolla: Kuvendi nuk janë karriget. Duartrokasin socialistët. Opozita proteston duke i rënë tavolinave

Kaos dhe tension në Kuvendin e Shqipërisë. Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita, edhe sot ata po pengojnë zhvillimin normal të seancës.

Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Kuvendi nuk janë vetëm karriget, ndërsa socialistët kanë duartrokitur. Sakaq, opozita proteston duke i rënë tavolinave

KAOSI NE KUVEND
Mes kaosit në Kuvend, deputetja socialiste Antoneta Dhima është afruar duke guxuar për të tërhequr një prej karrigeve, ndërkohë është shtyrë nga demokratët për të mos e lejuar që të tërheqë asnjë nga ulëset.

“Ik, o Antoneta ik”, dëgjohen të thonë disa prej deputetëve të opozitës.

Ndërkohë, 6 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seanca, pas përplasjeve fizike gjatë seancës së kaluar. Bëhet fjalë për Gazmend Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Albana Vokshin që janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa Saimir Korreshi me 3 ditë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.