E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpëtohen 23 turistë që u bllokuan  në Kanionin e Langaricës
Lajme

Shpëtohen 23 turistë që u bllokuan në Kanionin e Langaricës

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në të gjithë vendin dhe kanë bërë të mundur daljen nga shtrati të lumit në Kanionin e Langaricës.

Lumi ka përmbytur parkimin në hyrje të Kanionit duke shkaktuar bllokimin gjatë natës të 23 turistëve.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve, si edhe të mjeteve në parkun e përmbytur.

Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati për rreth dy orë dhe nuk pati asnjë të lënduar.

Turistët u evakuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit. Ata ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.