E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VLORË/  Dy  grabitës  i morën paratë  dhe  u përplasen fizikisht me pronarin
Lajme

VLORË/ Dy grabitës i morën paratë dhe u përplasen fizikisht me pronarin

🎥Video dy grabitësit e tabakinos në Vlorë

Dy të rinj kanë gabitur nën kërcënimin e thikës një shumë parash në një tabakino në Vlorë.

18 vjeçari me iniciale I. T., dhe 16 vjeçari me iniciale E. V., janë futur me maska brenda tabakinos dhe kanë kërcënuar pronarin që qëndronte i ulur në karrige.

Por në momentin që ata morën paratë në kasë, pronari i tabakinos ka tentuar që t’i ndalojë duke u përplasur fizikisht me ta dhe i ndjek në momentin që ikin nga dyqani, por hajdutët arrijnë të largohen.

Megjithatë dy të rinjtë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje, janë vendosur në prangat e policisë. Ndërsa u sekuestrua thika dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. N., 15 vjeç, i cili ka patur dijeni për këtë krim, por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash, në një market, në Vlorë, më datë 04.11.2023.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 7”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që i morën me forcë një shumë parash, pronarit të një tabakinoje, duke e kanosur atë me mjet prerës (thikë).

Të 2 të arrestuarit, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Sekuestrohen mjeti prerës (thikë) dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas.

Vijon puna për kapjen e një shtetasi tjetër që nuk kallëzoi këtë krim dhe ka kryer një tjetër vjedhje, në një market në qytet.

Si rezultat i administrimit me përparësi të kallëzimit të një 19-vjeçari, se 2 shtetas i kishin marrë me forcë një shumë parash, në tabakinon e tij, në lagjen “Pavarësia”, duke e kanosur me thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 7”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të 2 autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve:

I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. N., 15 vjeç, i cili ka patur dijeni për këtë krim, por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash, në një market, në Vlorë, më datë 04.11.2023.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.