E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytjet/ Xhaçka: Ja pse e patëm të vështirë evakuimin nga qendra tregtare…
Lajme

Përmbytjet/ Xhaçka: Ja pse e patëm të vështirë evakuimin nga qendra tregtare…

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka treguar se Forcat e Armatosura bënë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit që kishin mbetur të bllokuar për shkak të përmbytjes në mjediset e qendrës tregtare City Park.

Xhaçka tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, pavarësisht vështirësisë që u krijua nga sasia e tëpërt e reshjeve dhe ujit të mbledhur përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, FA-të bënë të pamundur për t’u ardhur në ndihmë gjithë atyre njerëzve që kishin mbetur të bllokuar.

Ajo tregoi se ishte një errësirë e madhe, gomonia nuk afrohej afër qendrës pasi rrymat ujore e pengonin lëvizjen e saj.

“Operacioni ishte shumë i vështirë për të shkuar dhe për t’i marrë ata njerëz, ndërsa arsyet janë të shumta. Kjo lidhet me ndërtimet pa leje, me mos pastrimin e kanaleve anësore dhe hidrovorëve etj”, -tha ministrja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.