E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas arrestimit të Dritan Rexhepit, vritet 53-vjeçari shqiptar Arjan Rizaj në Ekuador
Lajme

Pas arrestimit të Dritan Rexhepit, vritet 53-vjeçari shqiptar Arjan Rizaj në Ekuador

Ditën e sotme u arrestua në Turqi Dritan Rexhepi, i konsideruar ndryshe si mbreti shqiptar i kokainës.

Rexhepi, i cilësuar si kreu i kartelit të drogës me emrin ‘Kompania Bello’, kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën e trafikimit të drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Po në këtë ditë një shqiptar është ekzekutuar më armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit.

53-vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj u vra më armë zjarri para spitalit “Luis Vernaza”, teksa ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij.

Mediat ekuadoriane raportojnë se ai po qëndronte brenda një mjeti të parkuar kur ndodhi atentati që do i merrte jetën. Bashkëshortja e 53-vjeçarit të ndjere ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën nga shumë pranë.

Ndërkohë që banorët dhe disa shitës të zonës deklaruan para autoriteve se në drejtim të 53-vjeçarit qëlluan 2 autorë nga një motoçikletë e bardhë. Sipas informacioneve paraprake nga Policia Kombëtare, vrasësit kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

Pas aktit kriminal, ata u larguan në drejtim të paditur. Fillimisht Rizaj u dërgua në urgjencën e spitalit “Luis Vernaza”, e më pas në klinikën “Panamericana”. Mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por plagët ishin aq të rënda saqë nuk mbijetoi dot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.