Përmbytje në askset rrugore, probleme në aksin nacional Lezhë-Milot
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuat probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot. Vërshimi i ujërave nga mali kanë sjellë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.
Reshjet e dendura kanë krijuar njé situatë të vështirë në lëvizjen e automjeteve, pasi ujërat në këtë pikë kanë sjellë dhe inerte në rrugë.
Ndërkohë gjatë gjithë ditës së sotme, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjell dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por pa krijuar probleme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



