E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KAS gjobit Elva Margaritin, Erion Veliajn dhe drejtoreshën e Operas për zgjedhjet e 14 majit
Lajme

KAS gjobit Elva Margaritin, Erion Veliajn dhe drejtoreshën e Operas për zgjedhjet e 14 majit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ ka vendosur të gjobisë, ministren e Kulturës, Elva Margariti, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, drejtoreshën e Operas Abigeila Vushtina.

KAS gjoba Veliaj-margariti

Titullarët e institucioneve të rëndësishme janë akuzuar nga Organizata Drejtësi Sociale për shkelje të kodit zgjedhor, gjatë fushatës së 14 majit.

Gjate mbledhjes KAS ka rrëzuar vendimin e Komisionerit Celibashi për te dënuar vetëm përgjegjësen e Ministrise se Kultures, Zerina Bruci, ndërkohe që ka vendosur gjobat ndaj titullarëve te institucioneve.

 “Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. nr. 35, datë 02.11.2023, me objekt, “Kërkesë për vendosje sanksioni administrativ në zbatim të vendimit nr. 812, datë 20.10.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ndaj zj. Zerina Bruci, person përgjegjës për Ministrinë e Kulturës, në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS rrëzoi kërkesën e Komisionerit dhe pranoi pjesërisht kërkesat e palës së interesuar Organizata “Drejtësia Sociale”.

KAS vendosi sanksion administrativ:

  • Gjobë në masën 155 000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë ndaj z. Erion Veliaj
  • Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Elva Margariti;
  • Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Abigeila Vushtina”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.