E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Punonjësja kallëzon për korrupsion zv/drejtorin e paraburgumit në VLORË
Lajme

Punonjësja kallëzon për korrupsion zv/drejtorin e paraburgumit në VLORË

Më kërkoi 10.000 euro për…

Pas ndryshimit të drejtorit pak ditë më parë, paraburgimi i Vlorës duket se nuk gjen qetësi. Jo për të burgosurit por për atë që ndodhin me drejtuesit e tij. Përgjegjësja e çështjeve Shoqërore ka kallëzuar zv/drejtorin e institucionit Gentian Manellari , me një akuzë të rëndë duke u shprehur se ai i ka kërkuar 10.000 euro që të qëndronte në pozicionin që ishte.

Në kallëzimin e saj, Fjona Cenodemaj, është shprehur se në datën 10 të këtij muaji , kanë qenë në një lokal në afërsi të fshatit Nartë ku ka qenë dhe në shoqërinë e farmacistit të institucionit Dritan Fejza dhe në një moment sipas saj i kallëzuari i ka thënë ” më jep mua 10.000 euro që të qëndrosh aty ku je”, sipas News24.

Sipas saj nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje kësaj kërkese, por 3 ditë më pas i është komunikuar zbritja në detyrë, nga drejtuese në specialiste, ndërkohë që i është përgjigjur në mbledhjen ku ishte i pranishëm dhe drejtori i Institucionit Edi Leka, se paska qenë e vërtetë kërkesa se duhet të paguante për të qëndruar në vendin e punës. Ajo është shprehur se ndihet në presion dhe trysni ndërsa ka insistuar që të merren kamerat e lokalit P… që është në afërsi të Nartës si dhe të pyetet dëshmitari i cili është farmacisti i institucionit. Sipas burimeve, farmacisti është marrë në pyetje, por nuk dihet çfarë ka deklaruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.