FIER/ 39-vjeçari u gjet pa shenja jete në makinë, flasin banorët e zonës: Ishte person i panjohur
Mesditën e sotme një 39-vjeçar me iniciale J.B, u gjet pa shenja jete brenda në një automjeti tip “Volkswagen” të parkuar anash rrugës, në fshatin Duallas të Fierit.
Sipas verifikime të para nga ana e policisë dyshohet se ai ka vrarë veten, por banorët e zonës shprehen se ata e kanë para makinën që është parkuar, por nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme.
Ata pohojnë se zona e tyre është mjaft e qetë dhe deri në orën 08:00 të mëngjesit nuk kanë parë asnjë makinë, duke shtuar më pas se në orën 08:30 automjeti është parë i parkuar, por nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme.
“Unë për hesap timin, që kam shpinë këtu, jam habitur kur kam parë policinë këtu, çfarë është bërë. Madje në orën 08:30 e kam parë makinën, se këtu vijnë edhe për gjueti dhe nuk u interesova. Zona është shumë e qetë. Kam magazinën atje matanë dhe kurrë nuk pasur vjedhje. Të gjithë rrimë të qetë, se nuk ka as vjedhje as vrasje. Këto vrasje mund të vijnë nga larg për të fshehur gjurmët ” tha një prej banorëve.
Për ta personi është i panjohur dhe nuk e kanë parë më parë në zon, ndërkohë që grupi i ekspertizës është duke kryer veprimet hetimore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



