U aksidentua në gjendje të dehur, inspektori i Policisë Kufitare arrestohet në Sarandë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie pasi duke qenë në gjendje të dehur është aksidentuar.
Inspektori me iniciale D.P, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Borsh, mbrëmjen e kaluar duke drejtuar automjetin e tij privat, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Pas kryerjes së testit të alkolit, ai rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.1 mg/l.
Njoftimi nga AMP:
Në datë 15 nëntor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të Policisë Inspektor D.P., me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Borsh. Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 në qytetin e Sarandës, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Pas kryerjes së testit të alkolit, ai rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.1 mg/l.
Nga aksidenti nuk ka patur persona të dëmtuar. Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



