E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
” Bukuroshi” i Peqinit i jep 200 milionë firmës që ofroi më shumë
Lajme

” Bukuroshi” i Peqinit i jep 200 milionë firmës që ofroi më shumë

Bukurosh Maçi, kryetari aktual i Bashkisë Peqin duket se nuk ka ndejtur pas “shokëve” të tij. Ashtu si shumë kryetarë të tjerë të bashkivë në vend, edhe “Maçi Bukurosh” i Peqinit, ka filluar të shpërdorojë në mënyrë abuzive paratë e taksapaguesëve të bashkisë së tij.

Nëpërmjet një tenderi të dhënë nga Bashkia Peqin, Bukuroshi ka shpallur fituese firmën me ofertën më të lartë. Bëhet fjalë konkretisht për tenderin me numrin e referencës REF-83121-10-10-2023 që ka si objekt “Ndërtimi i tregut të produkteve bujqësore”.

Për këtë procedurë prokurimi është vendosur si fond limit shifra prej 17,467,693 lekë të reja pa TVSH ose rreth 209 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por nëse konsultojmë dokumentacionin përkatës të këtij tenderi, dalin në pah edhe “bukuritë” e Maçit të bashkisë.

Rezulton se në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, pra kemi të bëjmë me një konkurrencë tepër të cunguar. Nga ana tjetër fitues është shpallur ai që ka dhënë ofertën më të lartë. Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve “LLUCA” në pronësi të Naim dhe Sami LLuca & “METEO” në pronësi të Eral Myftaraj.

Ata kanë fituar me ofertën në vlerë 16,976,588 lekë të reja pa TVSH ose gati 200 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nërkohë nëse e krahasojmë këtë ofertë me fondin limit të tenderit, vëmë re se është sa 97% e tij. Duket qartazi se fituesit e këtij tenderi kanë qenë të ditur që në fillim dhe se “Maçi Bukurosh” i Peqinit ka shumë gjasa të ketë kaluar nëpër duar ndonjë valixhe. Ju si mendoni?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.