E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Euro 2024, Sylvinho rrëfen emocionet: U realizua ëndrra !
Lajme

Euro 2024, Sylvinho rrëfen emocionet: U realizua ëndrra !

Kuqezinjtë e drejtuar nga braziliani Sylvinho kanë prerë tashmë biletën për të marrë pjesë në Euro2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Me pikën e fituar në transfertë ndaj Moldavisë, Shqipëria siguroi kualifikimin, ndërsa në ndeshjen e fundit pret Ishujt Faroe në “Air Albania” ku tekniku brazilian mund të vendosë rekordin e pikëve të grumbulluara nga kombëtarja në ndeshjet e Grupit, duke arritur kuotën e 17 pikëve në rast fitoreje.

Kualifikimi i kombëtares në Euro 2024 është festuar nga mbarë shqiptarët, ndërsa braziliani, që deri në minutën e fundit të përballjes me Moldavinë, e fshihte entuziazmin, shpërtheu në festime, momente këto të fiksuara nga kamerat dhe fotot e shumta.

Një gëzim tërësisht i ligjshëm dhe i merituar për një trajner që mori drejtimin e kombëtares 9 muaj më parë duke premtuar kualifikimin për në Europian.

Sylvinho ka pranuar se rrugëtimi ka qenë një kënaqësi e madhe dhe nëpërmjet një postimi në Instagram, ka shprehur emocionet e tij pas arritjes së objektivit të premten në darkë me barazimin në Moldavi si dhe ka falënderuar të gjithë ata që e bënë të mundur.

Reagimi i Sylvinho

“Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerëzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.

Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër.

Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi.

Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion.

Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë.

Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim!

Për këdo që direkt apo indirekt ka qenë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme.

Euro 2024 është këtu tani.

Forca Shqipëri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.