E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama reagon i mërzitur nga situata në  kuvend: Opozita ka prekur fundin, do shkërmoqen copë e çikë pas Berishës
Lajme

Rama reagon i mërzitur nga situata në kuvend: Opozita ka prekur fundin, do shkërmoqen copë e çikë pas Berishës

“Rrëmujë, dhunë dhe humbje”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kaosin dhe flakët në Kuvend ku në seancën pleanare të kësaj të enjteje u miratua me 73 vota pro projektbuxheti mes përplasjeve të forta.

Kreu i qeverisë thotë se me këto veprime opozita ka prekur fundin dhe se “i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia”.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Në seancë sot deputetët e Partisë Demokratike kanë ndezur flakadanë të shumtë në sallë, një prej të cilëve ka shpërthyer në flakë.

Salla u boshatis pas flakëve në Kuvend, ku ministrat dhe deputetët u larguan menjëherë, madje pas tyre dhe gazetarët.Maxhoranca miratoi pa diskutime projektbuxhetin për vitin 2024 brenda 5 minutave, duke shënuar seancën më të shkurtër të Kuvendit në historinë e parlamentarizmit.

I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri Rama, i cili nuk e mori fjalën, por mori pjesë në votimin e projektbuxhetit.

Flakët u përhapën pasi një prej flakadanëve ra mbi ulësen e tavolinës së një prej deputetëve të opozitës.

Ka qenë ndërhyrja e gardës me ujë që parandaloi përhapjen e flakëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.