E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Brendshëm lajmëron se drejtuesi i ri i AMP është përzgjedhur: Do t’i propozoj kryeministrit emrin e ri!
Lajme

Ministri i Brendshëm lajmëron se drejtuesi i ri i AMP është përzgjedhur: Do t’i propozoj kryeministrit emrin e ri!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Taulant Balla: Ne kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Si asnjë herë tjetër ka qenë një proces i hapur, kanë konkuruar 26 kandidatë dhe kemi mbërritur në një shortlist me 5 kandidatura. Unë besoj se do t’i përmbyllim dhe do t’i propozoj kryeministrit drejtuesin e ri dhe do të kemi dhe një komunikim tjetër.

I pyetur për pozicionin e ri që do të marrë, Ardi Veliu, pas largimit nga AMP, Balla tha se do të njoftohet në një moment të dytë.

“Kur të jetë pozicioni tjetër do ju njoftoj, po flasim për AMP, mendoj se në procesin e vetëpastrimit të policisë, AMP është e rëndësishme të jetë në koordinim me institucionet e tjera”, tha Ministri i Brendshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.