Zbulohen 5 emrat që garojnë për kreun e AMP nga 26 kandidatë
Nga 26 aplikime në garën për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë përzgjedhur vetëm 5, të cilët janë tashmë në një filtër më të detajuar për të përzgjedhur kreun e AMP. Në pesëshen e përzgjedhur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla janë: Florian Sulejmani, Indrit Hitaj,Ramadan Çaço, Xhavit Shala dhe Gentjan Shehaj
Ata janë përzgjedhur përmes një gare për plotësimin e kritereve që AMP përcaktoi që në krye të herës, të cilat përfshijnë aftësitë profesionale në një karrierë jo më pak se 10 vite në një strukturë sigurie apo në sistemin e drejtësië dhe sigurisht me integritet figure e morali. Emri që i plotëson të gjitha kriteret dhe që është më favorit për t’iu propozuar kryeministrit Rama nga ministri Balla është ai i Florian Sulejmanit. Ky i fundit duket se ka një CV më të kompletuar, ndryshe nga 4 kandidatët e mbetur në garë.
Ndërkohë, emrat e tjerë në garë kanë po ashtu të shkuar të gjatë në SHÇBA (ish-AMP) apo në Policinë e Shtetit.
Burime nga ministria e Brendshme bëjnë me dije se është çështje orësh që të Balla të përzgjedh njërin prej emrave për propozim, i cili duhet të marrë miratimin e kreut të ekzekutivit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përveç kontrollit të bluve kur kalojnë kompetencat që u jep detyra, prej disa muajsh po kryen hetim në kuadër të vetting-ut për 72 drejtuesit e parë, për të cilat akoma nuk ka vendime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



