Figurat më të zeza të botës së krimit, milionerët e ekraneve, i kemi prej vitesh si analistë që u paraprijnë ngjarjeve të drejtësisë…
Dosjet e hetuara nga shërbimet e huaja, këto ditë kanë larguar shumë zëra analistësh, avokatësh, ish prokurorësh, gjykatësish që kanë mbrojtur nëpër studio Mafien dhe kanë djersitur duke shkulur “hunj” nga “gardhi” i drejtësisë.
Janë shumë kolegë që kanë biseda me grupet e interesit, për pagesa të majme, konspiracione, shtëpi pushimi në plazhe nga Velipoja e deri në Ksamil, shërbime me vende të ndryshme për ngarkesat me drogë dhe orientimet e lajmeve në media dhe debateve në ekrane.
Emrat janë shumë dhe nuk është etike t’i publikojmë, pasi shpejt do ketë furtunë në polici, politikë, qeveri dhe media.
Meqë redaksitë i kanë emrat, këta po fshihen si strucët dhe këto ditë ka shterpësi në debatet televizive, sa më aktivi ka ngelur pensionisti anti-amerikan Idajet Beqiri.
Çdokush njeh jo vetëm hajdutët, por edhe gazetarët dhe ekranet e tyre, prokurorët dhe gjykatësit e tyre.
Figurat më të zeza të botës së krimit, milionerët e ekraneve, i kemi prej vitesh si analistë që u paraprijnë ngjarjeve të drejtësisë, që hapin e mbyllin gropa për të fundosur më të dobëtit, kundërshtarët e tyre.
Murlani i fortë i pasurimit, këta më trimat që ende besojnë se do i mbrojë Babloku, i përplas në debate që shpërthejnë si rrufe mbi opinionin, vetëm e vetëm të mbrojnë rrënjët e bimëve që rriten në kopshtin e Mafies.
Si përforcues i imazhit të drejtësisë që punon mirë kur nuk gjen precedentë penal në dosjet e Sali Berishës, Ilir Metës, Erion Veliajt, Edi Ramës etj., ishte edhe analisti Erzen Breçani, që gjysmën e kohës merrej me trafik droge, armësh dhe municionesh luftarake, e deri vrasjesh me pagesë, dhe gjysmën tjetër, duke bërë moral për një drejtësi me regji.
Breçanin e hoqën nga ekranet dhe e përplasën në burg shërbimet e huaja, por shkëlqimi i shumë të tjerëve në aleancë me krimin, vë pik çuditëse pas çdo beteje të pamoralshme, ku secili e kupton, se po, 4 Klanet Mafioze kanë nën komandë ekranet më famoze.
Të gjithë kanë një mision, trembjen e SPAK-ut dhe uljen e brohoritjeve që po çajnë tamburet e durimit për ndërhyrje urgjente, për t’u numëruar vilat, paratë, qeset e drogës, armët e fishekët, udhëtimet në Amerikë e kudo, varret që kanë hapur e viktimat që kanë mbuluar.
Edhe thirrjet në SPAK të njerëzve që sot i kemi ekraneve, mbulohen me mister.
Asnjëri nuk e bën lajmin më interesant se po, më thirri në telefon Altin Dumani, por shoqërisht, për kafe.
Po kush e ha këtë kokërr thane, gazetarët të pinë kafe pa interes me prokurorët?!
Gjendja është tjetër. Përtej gënjeshtrës së bardhë, ka sfond të zi, për cilindo që i ka dhënë oksigjen krimit, ka përfituar disa pagesa e ka shumë prona.
Pra, do të ketë shumë arrestime, po shumë ama, edhe për analistët e ekraneve që janë bërë të neveritshëm në rolin e papagajve të mafies./Pamfleti