E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO rrëzon SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi
Lajme

GJKKO rrëzon SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të përjashtuar gjyqtaren, Ilirjana Olldashi nga shqyrtimi i kërkesës për sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezit. Vendimi u dha nga gjyqtarja Miljana Muça.

Ishte gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila mori vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë që sot Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e Malltezit për heqjen e sekuestrove për 25 pasuri të tij si dhe kërkesën e Sali Berishës për shfuqizimin e masave të sigurisë.

Seancat ishin parashikuar paraditen e sotme, por për shkak të kërkesës së SPAK për përjashtimin e gjyqtares u shtynë për disa orë më vonë.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11 akti, datë 23.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M””,njofton GJKKO.

Kujtojmë se Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.

Apeli i GJKKO caktoi ndaj Malltezit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërkohë që la në fuqi masën “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i kalimit jashtë vendit” për Sali Berishën.

Në njoftimin zyrtar të GJKKO bëhet me dije se me masën e re të sigurisë, Malltezit i ndalohet të largohet nga banesa e tij, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.