SPAK nis hetimet për ‘zhdukjen’ e 1.7 miliardë lekëve
Pas kallezimit penal të bërë në SPAK nga gazetarja Alketa Çeku në lidhje me tenderin 1.7 miliardë lekë për reklamimin e portalit e-Albania ,Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit dhe Organizuar ka rregjistruar procedim penal dhe po vijon hetimet.
Të kallzëuar janë Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj

Drejtoresha e Pergjithshme per te Drejten e Informimit Elona Hoxhaj
Administratorja e subjektit ‘Spot Communications’ Mirza Alibegaj si dhe persona të tjerë që mund të identifikohen gjatë hetimeve.

Te tjera prova janë depozituar në SPAK në kuadër të këtij hetimi nderkohe avokatja Adriana Kalaja ka kërkuar ngritjen e nje grupi auditues për të zbardhur se kush është përfituesi fundor i tenderit.
Më herët në lidhje me këte çështje gazetarja Alketa Çeku është thirrur nga SPAK për të dhënë dëshmin e saj.
Televizioni Ora News ka investiguar ne lidhje me tenderin për reklamimin e portalit e-Albania, për më tepër ka sjelle fakte për kompanitë pjesmarrese që kanë pasur lidhje me njera-tjetren.
Kompania fituese u shpall “Spot Communicatiuons”, ndërkohë që kompani pjesëmarrese në tender ishte edhe “1Up”. Nëse i referohemi ekstrakteve në QKB, rezulton se Mirza Alibegaj, sot administratore e “Spot Communicatiuons” në vitin 2013-të ka qenë administratore e “1Up”.
Sipas ekstraktit historik në QKB, Mirza Alibegaj u emërua administratore pas largimit të Theodhoro Çamit. Në vitin 2013-të “Le Spot Group” ka qenë ortak me kompaninë “1Up” sot “Le Spot Group” është ortak i kompanisë “Spot Communicatiuons”
Drejtuesja e AKSHI Mirlinda Karçanaj ka refuzuar të bejë transparence ne lidhje me mënyren se si u shpenzuan këto fonde.
Çuditerisht në krah të AKSHI-t u vendos edhe Komisioneri për Mbrojtjen e te Dhenave dhe të Drejtën e Informimit, i cili pretendohet se bën transparence me autoritetet publike , por në këte rast ka vendosur të “kyç gojen”.
Sipas burimeve për Ora News për hetimin e kesaj çështje SPAK i ka dërguar fletethirrje Drejtoreshes se AKSHI Mirlinda Karçanaj, administratores se kompanisë “Spot Communicatiuons” Mirza Alibegaj dhe Komisionerit Besnik Dervishi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



