E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prefekti i Kukesit, Granit Gjana flet për situatën në  veri : Reshjet e dendura të borës shkaktojnë bllokim rrugësh dhe mungesë energjie
Lajme

Prefekti i Kukesit, Granit Gjana flet për situatën në veri : Reshjet e dendura të borës shkaktojnë bllokim rrugësh dhe mungesë energjie

I ftohti siberian ka mbërritur edhe në Shqipëri ku reshjet e borë kanë rënë orët e fundit në veri dhe në juglindje të vendit duke shkaktuar problem.

Prefekti i Kukesit, Granit Gjana  ka sqaruar situatën e cila duket e normalizuar përveç shkeputjes së energjisë elektrike për shumë fshatra te  Kukësit , Hasit dhe Tropojës.

Ulje temperaturash, mungesë e energjise elektrike dhe bllokim rrugësh regjistrohen në të gjithë vendin, ndërkohë qarqet problematike janë Kukësi, Dibra, shkodran, po edhe Korca. Sipas të dhënave më të fundit  në qarkun e Kukësit, trashësia e borës në zonat e thella malore ka kaluar mbi 20 cm, por rrugët nacionale kanë qenë të qarkullueshme me zinxhirë.  Mungon energjia  në njësitë administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Malzi, Kolsh, Surroj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arrën, bashkia Kukës; njësive administrative Golaj dhe Gjinaj, bashkia Has; njësive administrative Tropojë e Vjetër, Bytyç dhe Llugaj, bashkia Tropojë.

Prefekti i Kukesit, Granit Gjana ka dhënë detaje ne lidhje me situatën e krijuar nga reshjet e borës në këtë qark

Në qarkun e Dibrës sasia e reshjeve të borës ka qenë më e madhe. Është arritur të zhbllokohet rruga e  Arbrit, bypassi-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.Gjithashtu të kalueshme janë dhe akset  rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë;  Bulqizë – Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz.

Po punohet nga grupet në terren në disa akse të zonave të thella të qarkut, për kthimin në normalitet të rrugëve, por edhe të energjisë elektrike, por për shkak të pranisë së akullit ndërhyrja bëhet më e vështirë.

Në qarkun e Korçës, reshjet e borës filluan në orët e mbrëmjes së shtunes, por më pas intensiteti i tyre ka rënë. Reshjet janë shoqëruar dhe me erë të fortë. Trashësia e dëborës ka arritur 5-10 cm. Ka patur lëvizje të shtuar të automjeteve në rrugën turistike Boboshticë-Dardhë. Nga era e fortë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në bashkinë Pogradec, Devoll dhe Maliq, por grupet e punës së OSHEE janë në terren, për të rivendosur lidhjet.

Në qarkun e Shkodrës, reshjet e borës të rëna në zonat malore të bashkisë së Shkodrës, Malësi e Madhe dhe Fushë-Arrëz kanë bërë që në disa akse të kalohet me vështirësi dhe me zinxhirë për shkak të prezencës së dëborës dhe ngricave.

Në qarkun e Durrësit, në njësinë administrative Cudhi ka patur prezencë bore dhe erë të forte, por është ndërhyrë me mjete borëpastruese. Aksi rrugor Krujë-Qafështamë është i kalueshëm, por të gjithë drejtuesit duhet të ndjekin rregullat e parashikuara për qarkullimin në motin me dëborë.

Ne Vlorë, Ulja e temmperaturave ka sjellë dhe reshjet e dëbores gjatë natës në Llogara. Ndërkohë mësohet se nuk ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Rruga paraqitet e kalueshme dhe nuk ka probleme. Borëpastrueset kanë pastruar dhe kripësuar rrugën duke mos u krijuar problematika në qarkullim e automjeteve.

Në qarkun e Elbasanit. Në akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë ka patur prani inertesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.