E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Nëntorin me pushime jashtë shtetit: Nga Belgjika te Dubai dhe Dortmund
Lajme

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Nëntorin me pushime jashtë shtetit: Nga Belgjika te Dubai dhe Dortmund

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur të kalojë festat e Nëntorit jashtë kufijve të vendit. Pas një vizite në Belgjikë, Veliaj parashikon një udhëtim tjetër për në Dubai dhe Dortmund.

Nisur nga informacioni i marre nga tenderat, Veliaj ka blerë një biletë udhëtimi për në Dortmund dhe dy tendere tjera për në Dubai. Bileta për Dortmund është prerë për udhëtimin nga Tiranë më datë 29 nëntor dhe kthimin më datë 1 dhjetor. Ndërsa për Dubai, janë blerë tri bileta me afat qëndrimit atje prej 5 ditësh.

Më datë 24 nëntor ai ka prerë një biletë udhëtimi përmes tenderit me objekt “Blerje 1 (një) biletë udhëtimi vajtje- ardhje Tiranë-Dortmund- Tiranë”. Sipas të dhënave të publikuara në kontratën e tenderit, nisja nga Tirana do të bëhet më datë 29 nëntor dhe kthimi më datë 1 dhjetor, ku sigurisht përfshihen edhe bagazhet.

Duke iu referuar dokumenteve të tenderit, ka dyshime për destinacionin e udhëtimit në Dubai, ndërsa shprehet mundësia që ky udhëtim të kryhet në shoqëri të anëtarëve të stafit të tij. Bashkia Tiranë ka zhvilluar gjithsej 12 tenderë për udhëtime jashtë shtetit këtë muaj, duke sjellë pyetje mbi qëllimin e këtyre udhëtimeve dhe përdorimin e parave publike për to.

Ndoshta këtë udhëtim për në Dubai, Veliaj do të  udhétojë  me familjarët e tij. Dhe duke qenë se ka menduar të qëndrojë 5 ditë me pushime ka shtuar edhe një familjar tjetër.

Në dokumentet të dy tenderëve shohim se 4 personat që do të udhëtojnë për në Dubai do të qëndrojnë atje 5 ditë dhe sigurisht kanë mundësinë të marrin me vete mjaftë rroba dhe sende personale në bagazhet e paguara.

Duket se Veliaj ka shumë  pune në Dubai, prandaj  do të qëndrojë kaq shumë ditë, dhe aq më tepër që përkojnë më fundjavën, ditë pushimi?!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.