PD me aleatë rikonfirmojnë:Mosbindje civile dhe Qeveri Teknike për ti dhënë fund krizës
Koalicioni Opozitar vendosi për të mos lejuar votim fasadë të diktuar nga krimi dhe droga, duke nisur nga Kavaja.
Në funksion të këtij vendimi, të gjitha partitë politike anëtare të Koalicionit Opozitar, rikonfirmuan angazhimin masiv politik dhe popullor për mosbindje civile. Koalicioni i bashkuar Opozitar, dënoi dhe hodhi poshtë përpjekjet për tryeza fasadë me qëllim manipulimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor dhe klonimin e koalicioneve dhe opozitave fasadë në shërbim të narkoqeverisjes.
E vetmja zgjidhje për krizën politike në vend është krjimi pa vonesë i qeverisë teknike dhe dhënia e mandatit për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.
Koalicioni opozitar shpreh mirënjohjen për qëndresën e qindra-mijë qytetarëve në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës themelore të votës së lirë dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë për bashkimin më të madh popullor kundër krimit dhe drogës në pushtet. /deklaratë e PD-se dhe aleatëve/Publik.live
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



