E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamëz/ 70-vjeçari vrau komshiun për një kanal
Lajme

Kamëz/ 70-vjeçari vrau komshiun për një kanal

Shefqet Hasa është 55-vjeçari që u ekzekutua mesditën e kësaj të enjte në Laknas, Kamëz.

Autori 70-vjeçar, Maliq Marku është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Shkak për tragjedinë mes fqinjëve ku mbeti i plagosur edhe 50-vjeçari Besim Keqa, është bërë një kanal i ujërave të zeza mes tri shtëpive të fqinjëve.

Policia ka arrestuar autorin dhe i ka sekuestruar armën pistoletë TT, ndërkohë që 50-vjeçari i plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Maliq Marku kishte vetëm 7 ditë që ishte kthyer nga Anglia.

Marku kishte dashur që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur me parë nga banorët, por është kundërshtuar nga Shefqet Hasa, rreth 55 vjeç, por edhe banorë të tjerë bashkë me të plagosurin Besim Keça. Ndërkohë Maliq Marku ka kontaktuar me ujësjellës kanalizimet e Kamzës të cilët kanë ardhur dhe kanë bërë piketimet pikërisht në kanalin që ishte hapur nga banorët privatisht.

Autori është konfliktuar me Shefqet Hasen, ku ka marrë edhe një pistoletë dhe e ka qëlluar 4 herë duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë Besim Keçën e ka qëlluar me 2 plumba.

Sakaq mësohet se në banesën e autorit nuk banonte askush pasi jetonin prej dy vitesh në Angli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.