E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ky është Kryekomisari i arrestuar në Korçë  nga AMP, për trafik droge
Lajme

FOTO/ Ky është Kryekomisari i arrestuar në Korçë nga AMP, për trafik droge

Kreu i ri i AMP, Florian Sulejmani
Kreu i ri i AMP, Florian Sulejmani

Kryekomisarit, me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i cili u arrestua nga AMP, pasi dyshohet se është përfshirë në trafik droge.

Nga hetimet rezulton se kryekomisari ka shoqëruar shtetasin Lorenco Lika për të kaluar mjetin tip “Passat” nga Kapshtica drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin dhe më pas është kthyer në doganë.

Në disa raste, ky punonjës policie ka lëvizur disa herë me mjetin e shtetasit të arrestuar nga policia greke dhe një shtetas tjetër, fakt i provuar edhe nga sistemi Tims dhe kamerat e sigurisë. Nga deklarimet e punonjësve të P.K.K Kapshticë rezulton se ata kanë pranuar se kanë qenë nën presion nga kryekomisari për të mos kontrolluar këtë mjet.

Droga ndodhej në pjesën e bombulës së gazit në bagazh. Informacionet janë përcjellë tek homologët grekë të cilët bënë kapjen e drogës dhe arrestimin e dy të rinjve tre ditë më parë në Follorinë.

Në lidhje me këtë rast, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili deklaroi se do të intensifikohet procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.