E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gledian Llatja jep 11 milonë lekë më shumë se fondi limit i tenderit të Ujësjellësit
Lajme

Gledian Llatja jep 11 milonë lekë më shumë se fondi limit i tenderit të Ujësjellësit

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja pas vjedhjes në tenderin për pllakat e varreve, ka vazhduar avazin në grabitjen e fondve publike, por këtë herë ka qenë radha e ujësjellësit.

Bashkia Elbasan ka shkelur totalisht ligjin e prokurimeve publike, teksa ka shpallur fituesin e një tenderi të dyshimtë me 11.8 milionë lekë më shumë se fondi limit. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference ‘REF-86648-11-07-2023’ për blerjen e materialeve për ujësjellësin e Elbasanit.

Bashkia e Elbasanit ka vendor si fond limit 2 489 183 lekë, ndërsa “Alma Kodra Person Fizik” (person fizik)e ka fituar këtë tender duke ofruar “3 674 220”, pra 11.8 milionë lekë më shumë se fondi paracaktuar. Ndërsa dy kompanitë e tjera janë përjashtuar nga tenderi për mos plotësim dokumentesh.

Ndërsa Elbasani, rënditet si një nga qytetet me më shumë probleme me ujësjellësin, Gledian Llatja jep në mënyrë të dyshimtë një tender të paracaktuar se kush ishte fituesi.

Në kohën kur drejtësia e re hesht, kryebashkiakë si Llatja abuzojnë me dhjetra miliona lekë. Elbasani rënditet si një nga qytetet më të varfëra në vend, dhe shkak për këtë është korrupsioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.