E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spalleti pas shortit vlerëson Shqipërinë: Luajnë futboll të bukur, nuk bëj parashikime
Lajme

Spalleti pas shortit vlerëson Shqipërinë: Luajnë futboll të bukur, nuk bëj parashikime

Një nga kundërshtarët e Italisë në Euro 2024 do të jetë Shqipëria, së bashku me Kroacinë dhe Spanjës. Në intervistën pas shortit, trajneri i Axurrëve, Spalleti tha se kuqezinjtë luajnë një  futboll të bukur dhe nuk janë skuadër për t’u nënvlerësuar.

E nisni ndaj Shqipërisë…

Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime .

A jeni i kënaqur me grupin?

Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë.

Shtatë futbollistë shqiptarë luajnë në Serinë A…

Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.