E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama kërkon ashpërsimin urgjent të rregullores së Kuvendit, 2 muaj përjashtim kush hedh flakadanë në kuvend
Lajme

Rama kërkon ashpërsimin urgjent të rregullores së Kuvendit, 2 muaj përjashtim kush hedh flakadanë në kuvend

Nëpërmjet një projektligji të depozituar në Kuvend, socialistët kërkojnë të ndryshojnë rregulloren e parlamentit ku në thelb janë ashpërsimi i masave disiplinore ndaj deputetëve nga 30 deri në 60 ditë.

Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare deri në 30 ditë” jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.

b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

 Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare deri në 60 ditë” jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;

b) kur deputeti kryen veprime/sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.

Kjo nismë është propozuar me urgjencë nga PS, e cila e futi në shqyrtim nëpërmjet procedurës së përshpejtuar dhe pritet të miratohet në seancën e javës që vjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.