E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Unioni i Gazetarëve pas lirimit të dhunuesit të gazetarit: Vendim kompromentues i drejtësisë!
Lajme

Reagon Unioni i Gazetarëve pas lirimit të dhunuesit të gazetarit: Vendim kompromentues i drejtësisë!

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas skandalit ku gjyqtarja Armela Hasantari ka lënë të lirë dhunuesin barbar ndaj gazetarit dhe editorit të “Pamfletit”, Gjergj Zefi.

Unioni i Gazetarëve shprehet se vendimi i gjyqtares Hasantari, ku sipas saj dhunuesi Renato Boduri lihet i lirë për mungesë provash, është zhgënjyes dhe kompromentues.

Sipas Unionit të Gazetarëve ky rast është alarmant për sigurinë e gazetarëve.

“Lënia e  lirë e dhunuesit Renato Boduri nga gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës,  i cili goditi në mënyrën më banditeske gazetarin Gjergj Zefi në datën 3 tetor të këtij viti, ka shkaktuar zhgënjim dhe befasi për gazetarët dhe organizatën tonë profesionale.

Akti banditesk i tij mbi gazetarin Zefi, tronditi opinionin publik dhe u lexua si një sulm i organizuar mbi median dhe gazetarët që raportojnë për krimin dhe strukturat e tij. Personi në fjalë njihet për precedente të cilat janë raportuar në kohë të ndryshme.

Sulmi i tij mbi gazetarin, duke e lënë atë pa ndjenja, në mes të rrugës, ndërsa po dilte nga redaksia e tij, përbën një rast të rëndë. Organet e Policisë së Shtetit pas disa përpjekjeve bënë të mundur ndalimin dhe Prokuroria e Tiranës kërkoi arrestimin e tij për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, referuar nenit 237/5.

Vendimi i gjyqtares, sipas të cilit, personi lihet i lirë për mungesë provash, është zhgënjyes. Provat autentike të filmimit të ngjarjes dhe pohime të tjera kanë qenë “dëshmia kokëfortë” për të vërtetën e ndodhur dhe autorin tashmë të pandëshkuar.

Sidoqoftë, vendime të tilla shtojnë zhgënjimin ndaj drejtësisë dhe përballjes së saj me krimin dhe strukturat e tij.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon këtë vendim mosndëshkimi të dhunuesit të gazetarit, si një rast alarmant për sigurinë e gazetarëve dhe reporterëve në përgjithësi. Apelojmë pranë institucioneve dhe organizatave që mbrojnë lirinë e mediave dhe sigurinë ndaj gazetarëve për ta ndjekur këtë rast dhe ecurinë e mëtejshme të këtij procesi.”-thuhet në reagim.

Dhunuesi Renato Bodurri, u arrit pak ditë më parë të kapej nga policia, pas shpalljes në kërkim për një kohë të gjatë, duke sekuestruar me cilësinë e provës edhe makinën me të cilën është larguar pak momente pas sulmit barbar ndaj gazetarit Zefi.

Policia, i ka dërguar të gjitha materialet në prokurori, e cila ka kërkuar arrest me burg për Bodurrin. Por gjyqtarja, Armela Hasantari, e ka lënë me detyrim paraqitje, pasi sipas saj nuk ka prova të mjaftueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.